INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Pasi  moderatorja ngacmoi Muç Nanon, Ermal Mamaqi i publikon fotot “HOT”, Ilda Bejleri: Duhet t’i fusësh kodin... [FOTO]

Pasi moderatorja ngacmoi Muç Nanon, Ermal Mamaqi i publikon fotot “HOT”, Ilda Bejleri: Duhet t’i fusësh kodin... [FOTO]

Publikuar më: 22:56 10-03-2018

Sa kod të thjeshtë paska!

Konflikti virtual me gazetarit Mustafa Nano dhe moderatores sportive Ilda Bejleri ka qenë kryefjala e mediave rozë ditët e fundit dhe pikërisht atëherë kur u mendua se gjithçka po harrohej, Bejleri shkon dhe i hedh benzinë zjarrit.

Bukuroshja e ekranitmbrëmjen e sotme ka qenë e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, ku sapo ka hyrë në skenë, ka marrë një kompliment për veshjen nga moderatori Ermal Mamaqi.
“Ilda po sa bukur qenke veshur sot. Yll!”-i tha Mamaqi Ildës, e cila nuk e kurseu një kunjë për Nanon. “Ju pëlqen? Se thashë të kaloja njëherë nga shtëpia e Muçit, ta pyesja a jam mirë kështu!”- u shpreh ajo.

Përplasja mes dy personazheve të njohur nisi pak ditë më parë kur Nano, në emisionin e tij, kritikoi Bejlerin për veshjen duke e krahasuar madje me veshjet e klubeve të striptizmit.

Gjatë emisionit, Ermal Mamaqi, po i tregonte Ildës disa nga fotot e saj hot. Në një moment, televizori u bllokua, ndërsa Bejleri i tha Ermalit:

“Duhet t’i fusësh kodin që të hapen. 1234 është kodi i Dixhitalbit. Futi kodin që të hapen”. Në këtë moment, në studio kanë “pasur” të qeshurat.

collageeda.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0036821365356445