INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në lidhje me deputetin e PD-së? Ilda Bejleri zgjedh më të bukurit e Kombëtares: As babai i Strakoshës s’ka qenë keq...[FOTO]

Në lidhje me deputetin e PD-së? Ilda Bejleri zgjedh më të bukurit e Kombëtares: As babai i Strakoshës s’ka qenë keq...[FOTO]

Publikuar më: 23:18 10-03-2018

Kjo pyetje i është bërë “makth” Ildës!

Moderatorja e njohur sportive Ilda Bejleri ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin” dhe nuk kishte si të mos i bëhej pyetja për të dashurin duke qenë se kohët e fundit është përfolur për një lidhje me deputetin Klevis Balliu.

Por, e pyetur nga moderatori Ermal Mamaqi në lidhje me emrin e të dashurit, Ilda u përgjigj me humor: “Një nga shkronjat e alfabetit.” Megjithatë, moderatori ka këmbëngulur më tej duke e pyetur nëse është e zënë apo jo dhe Bejleri sërish i bëri bisht pyetjes.

“Si tokë e xanun? Po në tokë ndërtohet dhe ne me hipotekat jemi keq si shtet. Por hipotekën time nuk e ka askush dhe nuk do ta marrë askush!”-u shpreh ajo. Bejleri prej disa muajsh përflitet për lidhjen me deputetin, me të cilin madje u tha se po bëhej gati të bashkëjetonte.

Por Mamaqi ka filluar ta ngacmojë sërish me pyetje pikante, ku njëra prej pyetjeve që i bëri bukuroshes ishte në lidhje me lojtarin më të bukur të Kombëtares.
Sipas Bejlerit Kombëtarja ka shumë lojtarë të bukur dhe filloi të bëjë listën…

“Ka qenë Loriku po ai iku dhe tani janë Veseli, Strakosha dhe babai ska qenë keq, Grezda etj”, përfundoi ajo.

xingos.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036840438842773