INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rita Lati dhe Behar Mera në çift? Rita rrëfen periudhën e vështirë pas divorcit dhe arsyet e ndarjes

Rita Lati dhe Behar Mera në çift? Rita rrëfen periudhën e vështirë pas divorcit dhe arsyet e ndarjes

Publikuar më: 12:47 11-03-2018

Çifti i njohur i aktorit Rita Lati dhe Behar Mera kanë bërë shfaqje të ndryshme së bashku dhe kanë fituar admirimin e shumë shqiptarëve, megjithatë shpesh herë marrëdhënia e tyre artistike ka krijuar dhe një imazh të gabuar tek publiku

Gjatë një interviste për emisionin ‘Ëhy Not’ nga Roza Lati, Rita sqaroi dhe njëherë për publikun se Beharin e konsideron vëlla dhe për familjen e tij ka respekt të madh.

Ajo rrëfeu një histori ku bashkëshortja e Beharit ishte prezente dhe organizatorët e një shfaqje ku do merrnin pjesë po i konsideronte si çift.

“Behar Mera dhe Cekja janë artistë të mëdhenj. Behari është shok, ne nga Vlora themi vëllai që ka familje të mrekullueshme. Është bërë gjysh nga të dyja, dhe Iva dhe Edra. Jam shumë e lumtur për atë familje që më ka mbështetur, për Besën, zonjën e Beharit. Falë saj ka funksionuar dyshja jonë. Kemi qenë në La Spezia në Itali dhe Besa vinte shpesh me ne në koncerte, ashtu siç unë merrja shokun tim.

Ishin të hapura gjërat mes nesh, përtej njerëzve që na shihnin. Shoku im, dobësi të madhe ka Beharin. Nejse, këto janë gjëra mes nesh. Na presin ata të shoqatës, ne artistët. Mbrapa ishte Besa, gruaja e Beharit. Ua Rita, ua Behari! Aman çfarë çifti jeni, sa të mirë jeni, ziheni ndonjëherë? Unë i them Besa është gruaja e Beharit. Ata ua sa të mirë, vdeksha, sa fëmijë keni? E zeza. Ai shoku im ma bënte që mos e çaj kokën. Besa qeshte, mos u shqetëso”, tregoi Rita

Gjithashtu përball intervistën me të bijën, Rita ka rrëfyer disa nga momentet e saj më të vështira në jetë, për ndarjen me ish-bashkëshortin dhe vdekjen e tij.

“Mbrojta diplomën në Vlorë, punova në Vlorë dhe doja një burrë që ta donte artin. Më donte një në Vlorë që të më fuste në bibliotekë. Prindërit e mi ëndërronin që unë të bëhesha artiste edhe nuk doli një që ta donte skenën, të paktën mua. Babai yt kishte një njeri që shkonte çdo ditë në Ministri dhe thonte që duhej dhe Rita në estradë të shtetit ndërkohë që ato i thonin se Rita e ka kërkuar vendin në estradën e shtetit. Kështu që bravo për babin që më donte edhe mua dhe mua si artiste.”, tha Rita.

Më tej aktorja tha se vendimin për ndarjen e mori kur pa se sa të vështirë e kishte edhe vetë Roza, ndërsa shton se edhe në momentet e tij të fundit të jetës, i ati e kishte kërkuar Rozën ta kishte pranë.

Unë jetova 12 vjet me të dhe kur pashë se ti e kishe të pamundur, atëherë vendosëm që të iknim.

Si do që të ishin punët, mes meje dhe babait tënd, ai ishte babai yt. Babi ishte i domosdoshëm për gjithçka sepse thjeshtë kur hyn, hyn babi në shtëpi dhe mami e donte komunikimin që ai kishte me ty. Një baba mjaft i devollshëm për ty. Edhe pse kishte krijuar një jetë tjetër, bëra të pamundurën që babi të ikte jashtë, sa më thanë në Ministri se a duhet ta fusim brenda, të ka kërcënuar dhe unë thashë: Aman shpëtoni babain e Rozës. Operimi bëhej në Turqi. Ai nuk e kishte të gjatë. Unë u përpoqa si një mama, përtej asaj artiste. Si një mama që duhej të ishte në pjesën tënde babi jot.

Kishte 9 ditë që e kishte të pamundur të ikte. Pa ardhur ti nuk thoshte Roza por artikulonte që të kërkonte. Erdha të mora dhe i thashë ja ku e ke Rozën, foli Rozës. Folët bashkë dhe pas pak ndërroj jetë.

Kur u ndava me babain tënd mora vetëm një çantë dore. E nisa nga zero. Ishte një kohë e artë e lekëve për ne artistët. Merrnin 90 % të skenës. Kështu që thashë asnjë gjë asnjë gjë. Ja kisha bërë hallall të tëra. Thesarin (Rozën) e kisha me vete dhe kaq mjaftonte për mua.”, e mbyll Rita tregimin e saj të dhimbshëm.

Rita thotë se pavarësisht gjendjes jo shumë të mirë që po kalon, ajo arrin ta kamuflojë dhe nuk ua tregon njerëzve për shkak se sipas saj, askush nuk ka pse ti dijë hallet që po kalon.

Article Logic
Execution time: 0.003864049911499