INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studim/ Njerëzit janë më të ndjeshëm ndaj vuajtjeve të një kafshe se ndaj dhimbjes së një njeriu [VIDEO]

Studim/ Njerëzit janë më të ndjeshëm ndaj vuajtjeve të një kafshe se ndaj dhimbjes së një njeriu [VIDEO]

Publikuar më: 16:39 02-11-2017

Njerëzit janë më të ndjeshëm ndaj vuajtjeve të një kafshe se sa të njerëzve, raporton një studim i fundit.

Sipas hulumtimit njerëzit reagojnë dhe preken më shumë kur shohin një qen apo mace duke vuajtur se sa kur shohin një njeri.

Profesori Jack Levin nga universiteti Verilindor në Boston ka deklaruar se kjo zhvendosje ndjeshmërie nga njerëzit tek miqtë me 4 putrat ka ndodhur pasi në sytë e njerëzve kafshët janë më të pafuqishme dhe me pak të afta për të mbrojtur veten.

Studimi u bazua në mendimet e 240 njerëzve ku ndjeshmëria e tyre për fëmijët dhe kafshët paraqitej në të njëjtat nivele, e pastaj vinin moshat e 2 dhe të treta.

Rezultat e studimit të fundit dhe një hulumtimit të një fushate bamirësie në vitin 2015 tregojnë se njerëzit kanë nisur ti shohin miqtë e tyre me katër putra si anëtarë familje.

 

Article Logic
Execution time: 0.0018270015716553