INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Studentët denoncojnë se po i kërcënojnë persona anonimë[FOTO]

Studentët denoncojnë se po i kërcënojnë persona anonimë[FOTO]

Publikuar më: 11:55 07-01-2019

Shumë studentë për protestën që rinisën këtë të hënë pretendojnë se janë penguar dhe kërcënuar me telefonata anonime dhe janë bllokuar që të futen në rrjetet e tyre sociale. Një prej studenteve me emër Ana për Ora News tha: “I them atij që e ka bërë që po lufton në mënyrë shumë të ulët me disa studentë që nuk po kërkojnë gjë tjetër veç të drejtës së tyre. Kemi të drejtën tonë të protestojmë. Studentët nuk janë penguar të hyjnë në mësim, njëra portë ka qenë e hapur, dy janë mbyllur. Studentët kanë rëndë dakord që do të ketë bojkot total. Nuk ka asnjë student që ishte për mësim. Mos të vazhdojnë me kërcënime. Kemi akuzuar pedagogët brenda Fakultetit për korrupsion dhe nuk është bërë asgjë deri më sot. Nuk ka reaguar as dekani, as rektori, as kryeministri.”

Sa i takon plotësimit të pikave nga qeveria Rama, studentja shtoi se asnjë pikë nuk është plotësuar plotësisht.

ana.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035829544067383