INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sot dhe naftëtarët po tubojnë për të drejtat e tyre në punë

Sot dhe naftëtarët po tubojnë për të drejtat e tyre në punë

Publikuar më: 11:43 07-01-2019

Ashtu siç kishin lajmëruar edhe naftëtarët në Ballsh kanë dalë në protestë. Ata kërkojnë të vijojnë punë dhe furnizim me lëndë të parë, pasi prej ditësh nuk po thirren në punë.

Për shkak të mungesës së naftës bruto, uzina ka ndalur së punuari, duke lënë në mëshirë të fatit qindra punëtorë, ndërsa Bankers Petrolium refuzon t’i shesë naftë rafinerisë në Ballsh. Nafëtarët janë grumbulluar para prefekturës së Fierit, ku kërkojnë të kenë punën, pasi ata shprehen se nuk kanë të ardhura të ushqejnë familjet e tyre.
Naftëtarët do të qëndrojnë rreth 1 orë para Prefekturës, e më pas do të marshojnë në drejtim të kompanisë që sipas tyre pengon punën.

Article Logic
Execution time: 0.0039229393005371