Modelja Manuela Ferrerra është një nga më të lumturat për ardhjen e Cristiano Ronaldos në Torino
Sipas saj, ai i ka bërë një kompliment, të cilën ajo e ka çmuar tej mase dhe është e gatshme të bëjë çmendurira për klubin bardhezi, nëse fiton Champions League.
“Një mik i përbashkët i dha atij numrin tim, Kristiano më kontaktojë. Kështu shkëmbyem disa mesazhe. Ai donte të më komplimentonte, pasi kishte parë fotografitë e mia në revistë. Një miqësi ka lindur mes nesh, ai është pa diskutim një zotëri. I edukuar dhe pa të meta.”
“Ai më tha ‘je shumë e bukur’ dhe u ndjeva e privilegjuar pasi po merrja komplimente nga një burrë si ai, i cili është rrethuar gjithmonë me femra të bukura.”
Po në qoftë se Juventus fiton Champions League?
“Do të bëja si Ferilli, kur Roma fitoi kampionatin, striptizëm me bikini, pse jo?”