INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Wanda Nara flet ''trroç'' për rinovimin e Icardi-t: ''Unë gjithmonë idiotja, drejtuesit e Inter kanë frikë të flasin me mua...''

Wanda Nara flet ''trroç'' për rinovimin e Icardi-t: ''Unë gjithmonë idiotja, drejtuesit e Inter kanë frikë të flasin me mua...''

Publikuar më: 16:16 21-01-2019

Wanda Nara ka folur hapur së fundmi, për telenovelën që po zhvillohet me rinovimin e Mauro Icardit. Bashkëshortja dhe njëkohësisht menaxherja e kapitenit e ftuar në emisionin “Tiki Taka” tha se drejtuesit e Inter nuk kanë kontaktuar me të qoftë dhe njëherë të vetme. Ajo gjithashtu tha se nga pala e tyre nuk është kërkuar asgjë.

“Unë dhe Mauro nuk kemi kërkuar ndonjëherë gjë, problemi është se bëhem unë gjithmonë idiotja e radhës. Unë nuk kam për të thirrur askënd, në qoftë se ata dëshirojnë të falasin me mua, le të më kontaktojë. Unë shpresoj që të shikohem me drejtuesit e klubit gjatë javës, jam në dispozicion. Le të takohemi dhe të flasim. Provoni e telefononi Auzilion e pyesni atë. Ne kurrë nuk kemi kërkuar asgjë.

 

Article Logic
Execution time: 0.0032839775085449