Ilda Bejleri është një nga gazetaret sportive që tërheq gjithmonë vëmendjen e shtypit rozë, për shkak të simpatisë dhe fotove të saj që dinë të provokojnë në momentet e duhura.
Në emisionin “Thumb” ishte e ftuar Elona Duro, moderatorja që është edhe mikesha e Ilda Bejlerit. Ajo ka zbuluar një detaj interesant nga jeta private e Ildës: Atë e bëjnë të lumtur çantat “Gucci”.
“Me Ilda Bejlerin jemi dhe të ndryshme dhe shumë të njëjta. Na bashkon rehatia e të dyjave. Ilda është një gocë shumë cool me një zemër shumë të madhe dhe shumë gazmore. Ne na ndajnë shumë shpenzimet. Nese mua nuk më bën të lumtur një çantë “Gucci”, Ildën e bën shumë”, u shpreh Elona Duro.