Elseid Hysaj mund të përfundojë tek Inter. Ky është lajmi më i fundit që po qarkullon për shqiptarin në mediat italiane.
Thuhet se drejtuesit zikaltër po humbasin shpresat te kroati Sime Vrsajlko, i cili u huazua nga Atletiko Madrid dhe Hysaj duket si një zëvendësues i denjë.
Klubi mund të nisë bisedimet me napoletanët, por problemi i vetëm është shuma e lartë e kartonit të futbollisti: Napoli kërkon plot 50 milionë euro për të.