Merkato shpeshherë është e mbushur dhe me lëvizje plot surpriza. Atëherë kur nuk pritej Kevin Prince Boateng lë Sassuolon për të firmosur me klubin e Barcelonës.
Kjo raportohet nga të përditshmet italiane, të cilat shkruajnë se klubi blaugranas e ka gjetur si mundësi “low cost” për të “blinduar” mesfushën e tyre.
Boateng do transferohet në formë huazimi për 2 milionë euro, sigurisht me të drejtë blerje.
Katalanasit priten që të gjitha forcat t’i përqendrojnë për të gjetur një sulmues tashmë dhe zërat flasin për një transferim të Neymar.








20 Dec 2025 





