INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'Stresi me dashnoren në tavolinë, ti i zure derën' Reperi sqaron mesazhin që i dërguan Keisit dhe betohet: 'Jam i martuar!' [FOTO]

'Stresi me dashnoren në tavolinë, ti i zure derën' Reperi sqaron mesazhin që i dërguan Keisit dhe betohet: 'Jam i martuar!' [FOTO]

Publikuar më: 16:39 31-10-2019


Stresi ka reaguar më në fund për mesazhin e ndjekëses që betohej se e kishte parë reperin me dashnore në tavolinë, ndërkohë që ishte i martuar me Keisin.

I ftuar në emisionin “Glamour Zone”, reperi u pyet për lajmin e bujshëm të pak ditëve më parë dhe statusin e tij aktual. Ishte vetë Keisi ajo që publikoi komentin e një vajze që thoshte se Stresi tallej me të kur publikonte foto romantike në Instagram:

“Po të tregoj një histori të vërtetë. Kemi qenë verën e shkuar të mbledhur për drekë disa veta shoqëri e afërt e Stresit, ndërkohë Stresi bashkë me dashnoren në tavolinë, po goxha larg Tiranës që t’i shpëtonim radarit tënd. Hapi telin Stresi, sheh në Instagram që kishe hedh ti foto me të. “Bobooo kjo nuk mbush hiç”, e ja kemi plas të qeshurës me lot fare edhe sot e kujtoj, gjithë tavolina. Hahah tani kujtoj si tallnim b*thën me ty kur ish në burg Kedi, sa hidhje ti foto. 8 muaj ti hidh foto me të si budallaçkë e Stresi live nga burgu kontakt 24 orë me dashnoren. Vetëm kur erdhe si jevgjit bashkë me mamin tënd që në fillim të majit i zure derën. Nuk e di dmth, po beharin e shkuar ke qenë legjendë, s’mbaheshe fare. Aman mos më dërgo mesazh në direct se jam me zemër të dobët”, i shkruante ndjekësja.

WhatsApp-Image-2019-10-15-at-08.46.43-1.jpg

Por çfarë mendon reperi për këtë mesazh?

Ai tha se gjithçka është false dhe idiotllëk të besosh se ka folur keq për njeriun që e ka mbajtur në gji dhe e do fort.

“Është idiotllëk që populli injorant e beson këtë gjë. Bazohen në adresa anonime. Mua s’më intereson, me njerëzit e poshtër nuk merrem. Frenohem shumë para shumë gjërave dhe s’mund të jap mendim e ta gjykoj pa e njohur dikë.

Është shumë ulje. S’ka lidhje me mua e karakterin tim. Unë kam kundërshtarët e mi dhe i mburr, imagjino njeriun tim, që e ke dashur dhe e ke mbajtur në gji. S’mund ta ulësh ashtu”, u shpreh reperi.

Stresi u betua se aktualisht është i martuar dhe se nga ana e tij e merr në konsideratë rikthimin, gjithmonë nëse nuk është vonë:

“Aktualisht jam i martuar. Jam një burrë i martuar. Kam përgjegjësi. Gjendja shpirtërore është me ulje-ngritje, nga mirë fare në çka. Normalisht që ka komunikim (me Keisin), komunikim mund të ketë dhe për respekt, për hatër të disa gjërave. Çdo gjë shkon me kohën”.

Më pas moderatorja e pyeti nëse e merr në konsideratë që të kthehet me Keisin dhe ai u përgjigj se po:

“Në konsideratë duhet ta marrin të dy palët jo vetëm njëra. Unë normalisht që po, sa s’është bërë vonë. Ajo vjen vetë kur e ndjen”!

Article Logic
Execution time: 0.0038561820983887