INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Majk dhe Capital T zbulojnë se për pak del nga furra HIT-i i rradhës! KËTU mund të shijoni pak nga kënga e dyshes [VIDEO]

Majk dhe Capital T zbulojnë se për pak del nga furra HIT-i i rradhës! KËTU mund të shijoni pak nga kënga e dyshes [VIDEO]

Publikuar më: 15:24 31-10-2019

Majk dhe Capital T janë dy nga reperët që ruajnë raporte shumë të mira me njëri-tjetrin dhe kjo gjë i ka ndihmuar edhe për bashkëpunimin në muzikë. Reperët kanë realizuar dy këngë më parë së bashku dhe pritet që së shpejti të publikojnë bashkëpunimin e tretë. Mbrëmjen e djeshme ata kanë bërë një video ‘live’ me ndjekësit në ‘Instagram’ për t’ju zbuluar diçka nga dueti mes tyre. Majk dhe Capital T kanë treguar për të gjithë këngën që duket mjaft ritmike dhe që me siguri do kthehet shpejt në hit.

Reperët nuk kanë zbuluar se kur do të publikohet kënga dhe tani e kanë shtuar akoma më shumë kuriozitetin e fansave për të dëgjuar bashkëpunimin e plotë. Kujtojmë se Majk iu bashkua koncertit të Capital T një muaj më parë në sheshin “Nënë Tereza”, 'Time Capsule', për të kënduar hitin e tyre më të njohur “Pasha jetën”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034160614013672