INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Tha se Loredana ishte dashuria e tij e vetme, tani Mozzik habit të gjithë me këtë postim: 'Më duaj ose më urrej!'

Tha se Loredana ishte dashuria e tij e vetme, tani Mozzik habit të gjithë me këtë postim: 'Më duaj ose më urrej!'

Publikuar më: 13:31 31-10-2019

Mozzik ka habitur me një postim në Instagram të bërë në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.

Reperi shqiptar është treguar mjaft i ndjeshëm dhe ka shprehur emocionet e tij përmes disa fjalëve ku kujton sakrificat dhe momentet e hidhura. Ai shkruan se do të kujtojë fjalët e nënës kur e bëri të qante dhe lotët e saj, për t’ia kthyer buzqeshjen që meriton.


Më pas Mozzik jep një mesazh për dikë në veçanti kur thotë: “Më duaj ose më urrej, që të dyja janë ndjenja”. Nuk e dimë nëse këto janë vargje të ndonjë kënge të re apo një moment real i ndjerë nga reperi.

“Do të qëndroj pa lëvizur karakterin vetëm duke forcuar atë, do i qëndroj besnik sakrificave të mija falë atyre që jam këtu… Do i rikujtojë të gjitha momentet e hidhura , në momentet më të mira që ta di që ato po nuk i mbajte mirë do ikin e nuk kthehen më.

Do eci kryelartë pa ndalur epshin për sukses. Do kujtoj fytyrën e nanës kur e bëra të qante e si lotëve të saj i shpalla luftë që t’ia kthej buzëqeshjen ngaqë meriton…Më duaj ose më urrej që të dyja janë ndjenja”, ka shkruar Mozzik.

8-3.jpg

I ftuar të shtunën në emisionin “Shiko kush luan” ai foli për herë të parë për Loredanën pas ndarjes.

Kur u pyet se sa është numri i lidhjeve serioze që ka pasur, ai ka treguar se ka pasur vetëm një.

“Kam pasur vetëm një dhe ajo është nëna e vajzës time, Loredana”, është shprehur reperi duke na treguar se ka dashur vetëm Loredanën.

loredana-1.jpg

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0067009925842285