INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
STRESI i çudit të gjithë me deklaratën e tij: Në Big Brother ka fantazma, i kam dëgjuar…

STRESI i çudit të gjithë me deklaratën e tij: Në Big Brother ka fantazma, i kam dëgjuar…

Publikuar më: 17:29 20-01-2023

Nëse ka një banor që ka bërë disa deklarata surprizuese në shtëpinë e “Big Brother Vip Kosova”, ai është padiskutim reperi Stresi.

Përveç deklaratave për Keisin, apo vendimeve për t’u larguar, së fundmi ka ardhur një tjetër “perlë” nga ai. Stresi deklaroi gjatë një bisede me banorët e “BBVK” se është i bindur që në shtëpi ka fantazma.

Biseda:

Stresi: Natën e parë jam zgjuar keq, edhe në mëngjes.

Gresa: Një natë kemi parë të gjithë ëndrra të këqija, të gjithë.

Stresi: Unë mendoj që ka fantazma këtu brenda. Jo ka. Për Zotin ka. Kam vënë re që vijnë na shohin edhe ikin, na afrohen shumë. A i ke dëgjuar sipër? Ka, unë e di.

Së fundmi Stresi është shprehur gjithashtu se ndjehet shumë i lumtur që është bërë pjesë e “Big Brother VIP Kosova”. Gjatë një bisede me Gresën, modelja e pyeti nëse do të shkonte në “Big Brother VIP Albania”, por përgjigja e reperit ishte e prerë: “Kurrë!”

I pyetur më tej nga Gresa për arysen, ai tha: “Për shumë arsye”

Më herët, në një bisedë ai ka zbuluar si rrallëherë çfarë e bezdiste tek Keisi kur ishin të martuar. Duke biseduar me Artën në oborr, reperi është shprehur se Kejsi i bënte shumë foto teksa ishte në gjumë, gjë e cila e bezdiste.

Article Logic
Execution time: 0.0045168399810791