INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Strakosha vendos rekord në Seria A, në Itali e ngrenë në “piedestal”

Strakosha vendos rekord në Seria A, në Itali e ngrenë në “piedestal”

Publikuar më: 13:44 28-09-2019

Portieri i Lazios, Thomas Strakosha, do të ketë një ndeshje mjaft të veçantë kundër Genoas. "Gardiani i portës" ka marrë vëmendjen e La Gazzetta dello Sport pasi nesër në sfidën kundër Genoas do të luajë sfidën e tij të 100 me fanellën laciale.

Numri një i portës shqiptare mbron prej 4 vitesh portën e Lazios. Shqiptari është një ndër emrat më të lakmuar të Seria A. Ai ka rreshtuar veten përkrah të gjithë portierëve më të mirë të këtij kampionati.

I afruar si bast, Strakosha doli një nga investimet më të rëndësishme të Lazios. Drejtori sportiv Igli Tare goditi sërish në shenjë me afrimin e portierit shqiptar.

Article Logic
Execution time: 0.0095357894897461