INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shokuese! Futbollistin shqiptar “e masakrojnë” për një vend parkimi në Kroaci!

Shokuese! Futbollistin shqiptar “e masakrojnë” për një vend parkimi në Kroaci!

Publikuar më: 18:56 27-09-2019

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kroaci, teksa futbollisti shqiptar Muzafer Ejupi është përfshirë në një sherr, duke u dhunuar barbarisht. Sulmuesi 31-vjeçar i Slavup Belupo u arrestua të mërkurën në mbrëmje pas një përleshje në rrugë në qendër të Koprivnica. Drejtoria e Policisë Koprivnica-Krizevci bëri njoftoi të shkurtër për ngjarjen në të cilën mori pjesë Ejupi.

“Të mërkurën, 25 shtator, rreth 19:40 orë në rrugë në Koprivnica, në rrugën Anthony Nemčića ka pasur një konfrontim fizik mes tre personave të moshës 53, 32 dhe 31 vjeç. Dy persona janë arrestuar dhe po zhvillohet një hetim penal”- thuhet në deklaratën e policisë.

Ejupi (31) dhe kunati i tij 32-vjeçar u përleshën me një sipërmarrës i cili përfundoi në një spital me lëndime të rënda, ndërkohë që lëndime të shumta ka marrë edhe futbollisti. Arsyeja e përleshjes brutale ishte parkimi. Mediat kroate raportojnë se Ejupi ishte viktime e sulmit, dhe jo 53-vjeçari kroat siç është raportuar fillimisht.

Kunati i Ejupit parkoi makinën në rrugën e një ndërtese në qendër të qytetit, ku kishte edhe shtëpinë shtetasi kroat, teksa më paska ndodhur edhe ngjarje. 53-vjeçari ka goditur fillimisht me shufër metalike Ejupin, duke e lënë pa ndjenja. Kunati i Ejupit më pas ka reaguar duke e plagosur rëndë. Ejupi dhe kunati i tij janë ndalur nga policia, por deri më tani është liruar vetëm sulmuesi.

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

    LIKE Shqip Top 10

    poll
    Article Logic
    Execution time: 0.0080718994140625
    array(1) { ["section"]=> string(81) "shokuese-futbollistin-shqiptar-e-masakrojne-per-nje-vend-parkimi-ne-kroaci-102493" }