INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Strakosha në ''lupën e ekipeve angleze, Lazio nuk e lëshon pa shumën marramendëse

Strakosha në ''lupën e ekipeve angleze, Lazio nuk e lëshon pa shumën marramendëse

Publikuar më: 18:41 08-07-2019

Thomas Strakosha padyshim është kthyer në një nga lojtarët kyç në skuadrën e Lazios. Portieri i kombëtares shqiptare ka qenë një siguri në portën e kryeqytetasve dhe për këtë arsye klubi po përpiqet me çdo kusht ta mbajë atë në radhët e saj. Mirëpo, drejtori sportiv Igli Tare është shprehur se për shumën mbi 50 milionë euro ata mund ta linin të lirë lojtarin.

Mediat italiane raportojnë se në drejtim të Strakoshës kanë ardhur oferta nga Arsenal, Tottenham dhe West Ham. Prej kohësh ata po monitorojnë portierin dhe mund të bëjnë oferta në drejtim të tij.

 

Article Logic
Execution time: 0.0047471523284912