INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Stop gënjeshtrat! Trofeun “gënjeshtra më e bukur” për 1 prill duhet ta fitojnë këto dy këngëtare shqiptare [FOTO]

Stop gënjeshtrat! Trofeun “gënjeshtra më e bukur” për 1 prill duhet ta fitojnë këto dy këngëtare shqiptare [FOTO]

Publikuar më: 17:42 01-04-2018

Po ju thatë ndonjë gënjeshtër të bukur?

Sot të gjithë duhet të mendohemi disa herë kur na thonë ndonjë gjë sepse me siguri do tentojnë të na gënjejnë. Ashtu si ne edhe VIP-at tentojnë të mashtrojnë njerëzit e tyre më të afërt apo edhe ndjekësit në këtë ditë, madje ata e kanë më të lehtë.

Por Beatrixi është për t’u duartrokitur sepse ka thënë një gënjeshtër edhe të mirë edhe të keqe. Beatrix i ka dërguar të ëmës një foto ku shihen tre teste shtatzënie pozitiv.
Antigona Ramosaj e pyet të bijën "Kush" dhe e ka telefonuar, por Beatrix për të mos prishur rrengun, sepse me siguri do qeshte, nuk ja ka hapur telefonin të ëmës, por i ka shkruar: "Jam keq".
"Hape", i shkruan mamaja Beatrix ndërsa ajo në fund qesh dhe i shkruan: "1 prilli mo rrush hahaha".

mommy.jpg

Një shaka të tillë ka bërë edhe këngëtarja tjetër Baby Gee, e cila ka postuar një foto në instastory ku tregon se është shtatzënë, por që me pas e ka fshirë. 

Nëse do jepej një trofe për “gënjeshtrën më të bukur”, këto dy vajza e meritojnë.

babyyy.jpg 

Article Logic
Execution time: 0.0038559436798096