INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sa të ëmbël duken para kamerave! Komentuesja i nxjerr “bojën” Miriam Camit: Sa e shëmtuar që u...[FOTO]

Sa të ëmbël duken para kamerave! Komentuesja i nxjerr “bojën” Miriam Camit: Sa e shëmtuar që u...[FOTO]

Publikuar më: 18:00 01-04-2018

Një situatë shumë e sikletshme për Miriamin! 

Ajo është një nga këngëtaret më të mirat shqiptare dhe një nga figurat më të dashura për publikun, por si gjithë të tjerët edhe Miriami merr kritika. Të jep përshtypjen e vajzës së ëmbël por siç duket për arsye të ndryshme ajo nuk mund t’ua bëjë qejfin të gjithëve.

Prej disa sezonesh, Miriami është pjesë e jurisë në “The Voice Kids”, madje ajo është e preferuara e fëmijëve që konkurojnë.

Megjithatë duket se një situatë aspak e hijshme ka ndodhur pas emisionit të kësaj të premteje. Siç tregon edhe një komentuese në një foto të Miriam Canit, shumë fëmijë kanë dashur të bëjnë foto me anëtarët e jurisë pas emisionit por ata janë larguar menjëherë nga skena duke lënë një shije të shëmtuar, siç thotë ajo.

Por Miriam është treguar shumë e kujdesshme dhe i ka shpjeguar komentueses se nuk ka ndodhur prej mosdëshirës, por prej situatës që krijohet gjithmonë pasi mbaron spektakli si dhe i jep asaj të drejtë.

mrjam.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.0039510726928711