INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Stoli kuq e zi, presidenti Duka ka në tavolinën e tij 5 kandidatura

Stoli kuq e zi, presidenti Duka ka në tavolinën e tij 5 kandidatura

Publikuar më: 15:16 27-03-2019

Kandidaturat për stolin kuq e zi rriten dita-ditës. Në shtyp qarkullojnë 5 kandidatë të mundshëm, të cilët priten të zëvendësojnë Panuçin.

Më i favorizuari duket Edi Reja, trajneri i cili ndodhej edhe në tribunat e ndeshjes me Turqinë.

Zërat gjithashtu qarkullojnë për një rikthim të Xhani De Biazit. Me deklaratat e fundit ai ka lënë një shteg të mundshëm rikthimi.

Ndërkohë, thuhet se presidenti i FSHF-së ka presion edhe për një trajner shqiptar, ku Besnik Hasi duket si alternativa më e mirë. Dy opsionet e fundit që diskutohen janë Luixhi De Kanio dhe Roberto Donadoni, me eksperiencën e tyre mund të jenë të duhurit për kombëtaren.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034408569335938