Ndërtimi i stadiumit të ri nga Milan dhe Inter totalisht i privatizuar, duket se do të bëhet realitet pas sinjale pozitive nga zikaltërit, por ky investim tashmë po përballet me pengesën e kryebashkiakut të Milanos.
Xhuzepe Sala nuk është dakord me vendimin e klubeve për ta privatizuar “San Siron”. Sipas tij duhet të gjendet një zgjidhje ideale në mënyrë që impianti t’i mbetet qytetit dhe të jetë me koncesion për një kohë të gjatë. Ai po ushtron presion mbi klubet për të rikonstruktuar stadiumin ose të rindërtojnë atë aktual.
Vendimi gjithsesi mbetet për tu marrë nga Komuna e Milanos dhe kryebashkiaku ka vetëm të drejtën e fjalës në këtë situatë.








5 Feb 2026 





