INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Stil si gjithmonë! Ja si dukej Rudina Magjistari para famës [FOTO]

Stil si gjithmonë! Ja si dukej Rudina Magjistari para famës [FOTO]

Publikuar më: 18:33 27-02-2021

Rudina Magjistari është padyshim një ndër moderatoret më të dashura për publikun shqiptar. Ajo është mjaft aktive dhe në rrjete sociale, ku nuk mungojnë fotot e ndryshme nga përditshmëria dhe jo vetëm.

Së fundmi, Rudina është bërë nostalgjike për të shkuarën. Ajo ka ndarë me ndjekësit dy foto nga fëmijëria e saj, 35 vite më parë, kur ishte vetëm 11-vjeç.

Fotot janë bardhë e zi dhe moderatorja ka treguar se janë realizuar në plazhin e Durrësit. Rudina shihet e veshur me pantollona të shkurtra dhe një bluzë.

“Plazh, Durrës, 1986. Syzet, në foton tjetër, mbaj mend që m'i huazoi fotografi për setin fotografik", ka shkruar ajo.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.004202127456665