INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Paska plasur grushti! Konkurrenti i ri ka goditur Erin, ja ç'ndodhi në xhirimin e patransmetuar!

Paska plasur grushti! Konkurrenti i ri ka goditur Erin, ja ç'ndodhi në xhirimin e patransmetuar!

Publikuar më: 17:29 27-02-2021

Së fundmi në ‘Për’puthen’ janë futur dy konkurrentë të rinj. I pari ishte Doriani 29 vjeçar nga Lushnja. Ai komplimentoi vajzat përvec Ledianës dhe Antonelës për të cilat tha se i dukeshin si nusja me vjehrrën.

Pas kësaj Antonela e pyeti për moshën pasi dukej i vogël që s’kishte akoma lesh në fytyrë. Dori tha se nuk e imagjinon dot që të ketë ‘lesh’ (mjeker) në fytyre në shekullin 21. Frazë kjo e cila irritoi djemtë që u kthyen menjëherë kundër dhe filluan debatin, veçanërisht Eri që u shpreh tepër i indinjuar.

Por debati nuk mbeti me aq, menjëherë pas emisionit ka vazhduar më i nxehtë dhe Bora tregoi sot se kishte debatuar Eri me Dorin për këtë arsye Eri ishte pezulluar nga emisioni.

Burime për Kryefjala.com kanë rrëfyer se për muhabetin e ‘leshit’ Dori ka qenë ai që ka goditur me grusht Erin sapo ka përfunduar emisioni dhe më pas Eri ja ka kthyer në të njëjtën monedhë.

Ky sherr është xhiruar i gjithi nga produksioni, por nuk dihet nëse do të transmetohet në ‘Prime’ apo jo.

Article Logic
Execution time: 0.0039181709289551