INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Stefan Çipa qëndron në krye të Burgjeve vetëm 5 muaj, sërish lëvizje

Stefan Çipa qëndron në krye të Burgjeve vetëm 5 muaj, sërish lëvizje

Publikuar më: 10:26 06-02-2019

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka liruar nga detyra drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, Stefan Çipa. Vendimi është marrë ditën e djeshme, e njëkohësisht ai është emëruar në krye të Entit Kombëtar të Banesave.

Çipa u emërua në datë 3 shtator të vitit të kaluar. Ai zëvendësoi në këtë post Arben Çuko, i cili u shkarkua nga ministrja Gjonaj, ndërsa më pas u prangos, në kuadër të operacionit “Vol-vo4”.
Tanimë pritet vendimi lidhur me emrin që do të zëvendësojë Stefan Çipën, që edhe me parë ka mbajtur poste të rëndësishme.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037100315093994