INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Standartet e larta i kanë këto halle! Ja si reagon Tayna ndaj meshkujve që e ngacmojnë [FOTO]

Standartet e larta i kanë këto halle! Ja si reagon Tayna ndaj meshkujve që e ngacmojnë [FOTO]

Publikuar më: 22:30 22-06-2020

Pa pikë dyshimi Tayna është një ndër këngëtaret më “in” të momentit.

Veç suksesit të saj në karrierë, ajo ka ditur të na befasojë me look-un e saj herë pas here.

Teksa është në kulmin e suksesit të saj në muzikë, këngëtarja është treguar gjithnjë e më e rezervuar përsa i përket marërdhënieve me meshkujt, apo flirtimeve.

Duhet ta pranojmë se na ka bërë të gjithëve kuriozë se me kë mund të jetë lidhur reperja.

Këngëtarja e hiteve si “Columbiana” dhe “Kce” ka vendosur të na e shuajë kureshtjen.

Nëpërmjet një ‘meme’ në ‘instastory’ ku shkruhej:

“Gocat pasi kanë refuzuar 86 çuna: Askush nuk më do”, Tayna zbuloi kështu raportin e saj me meshkujt.

Epo mesa duket nuk qenka kaq e lehtë ta vjedhësh zemrën e Taynës, kështu që djema lajm i keq! Ndërkohë ajo ka treguar se është duke përgatitur këngën e saj të re, dhe nuk ka zbuluar ende një datë publikimi.

C1803E59-27B9-41A4-9EEE-794013D8F65A-285x400.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0041470527648926