INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sot protesta e opozitës, kërkohet leje deri në mesnatë, por si përgjigjet policia…

Sot protesta e opozitës, kërkohet leje deri në mesnatë, por si përgjigjet policia…

Publikuar më: 12:46 02-06-2019

Këtë të dielë në orën 19:00 opozita e bashkuar pritet të zhvillojë protestën e shtatë kombëtare.

Mësohet se Partia Demokratike ka kërkuar leje që marshimi protest të vijojë deri në mesnatë, por policia i ka kthyer shkresë se e lejon të protestojë vetëm para godinës së Kryeministrisë tek bulevardi “Dëshmoret e Kombit” dhe deri në orën 21:00.

Në protestën e fundit të opozitës nuk u shënuan incidente duke u konsideruar më paqësore sesa herët e shkuara.

Këtë të dielë mësohet se në gatishmëri do të jenë mbi 1000 efektivë të policisë.Ashtu siç në protestat e mëparshme, në dispozicion të policisë do të jenë edhe makina të zjarrfikëses, ambulancat, si dhe kamerat e sigurisë për të vrojtuar ecurinë e protestës dhe incidente të mundshme gjatë saj.

Edhe këtë herë, nuk do mungojnë as autobotet specialë të përdorura nga policia, e cila lëshon ujë dhe gaz dhe ka si qëllim shpërndarjen e turmës.

Article Logic
Execution time: 0.0038409233093262