INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sot pritet shpërndarja e Kuvendit në Kosovë! Flet Haradinaj

Sot pritet shpërndarja e Kuvendit në Kosovë! Flet Haradinaj

Publikuar më: 09:40 22-08-2019

Pas dorëheqjes së Ramush Hardinaj në Kosovë priten zgjedhje të parakohëshme. Ndaj sot Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancen plenare, në të cilën do të shqyrtohet propozimi i grupit të deputetëve, për shpërndarjen e parlamentit.

Të gjitha partitë politike në Kuvendin e Kosovës kanë deklaruar se do të votojnë në favor të shpërndarjes së Kuvendit. Shpërndarja e Kuvendit të Kosovës i hap rrugë zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Mësohet se vetë Haradinaj para fillimit të seancës u duk optimist kur tha se deputetët do të votojnë pro shpërbërjes së këtij Kuvendi e më pas vendi të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme.
“Pres që të votohet shpërbërja e Kuvendit”, ka thënë Haradinaj.
Sipas Kushtetutes së Kosovës, kur kuvendi shpërndahet zgjedhjet mbahen brenda 45 ditëve.

Article Logic
Execution time: 0.0034902095794678