INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sot përballja e parë mes Selamit dhe Bashës, ja nga ku e nisin garën

Sot përballja e parë mes Selamit dhe Bashës, ja nga ku e nisin garën

Publikuar më: 09:21 06-07-2017

Dy kandidatët për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike Eduard Selami e Lulzim Basha nisin sot zyrtarisht fushatën për zgjedhjet e brendshme. Rresheni është qyteti i parë ku do të nisë garën për një mandat të dytë, kreu i ngrirë Lulzim Basha, ku për 90 minuta do të shpalosë platformën e tij për drejtimin e partisë. Në të njëjtën orë, në orën 10 të paradites, edhe Eduard Selami do të jetë në të njëjtin qark, por në një qytet tjetër, atë të Lezhës, ku për 90 minuta edhe Selami do të paraqesë platformën e tij për drejtimin e selisë blu. Më pas të dy kandidatët do të shkëmbejnë qytetet, Selami në Rreshen e Basha në Lezhë me platformën e tyre për drejtimin e Partisë Demokratike. Zgjedhjet e brendshme në selinë blu kanë ndezur debat të brendshme, madje një grup përfaqësuesish të lartë të demokratëve kanë kërkuar dorëheqjen e parevokueshme të Lulzim Bashës pas humbjes së thellë në zgjedhjet e përgjithshme.

Article Logic
Execution time: 0.0034711360931396