INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbërrin Komisioni i Venecias për vettingun në politikë, takime me mazhorancën dhe opozitën

Mbërrin Komisioni i Venecias për vettingun në politikë, takime me mazhorancën dhe opozitën

Publikuar më: 10:16 19-11-2018

Një delegacion prej 6 anëtarësh të Komisionit të Venecias, të kryesuar nga presidentja e nderit, Hanna Suchocka do të zhvillojnë këtë të hënë disa takime me përfaqësuesit politikë për t’u njohur më hollësisht me draftin për kalimin në vetting të politikanëve. Axhenda parashikon takime me përfaqësues të maxhorancës dhe të opozitës, si propozuese e projektligjit, dhe me drejtues të organeve të pavarura si Gjykata Kushtetuese etj. Po ashtu, delegacioni do të zhvillojë një takim dhe me Presidentin Ilir Meta. 

Ndërkohë, dy krahët politikë mbajnë qëndrime të kundërta lidhur me nevojën e dhënies së një opinioni nga Komisioni i Venecias.


Kreu i PD, Lulzim Basha ka thënë më parë se një opinion tashmë Komisioni i Venecias e ka dhënë për vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve, por mazhgoranca mendon ndryshe.
Komisioni i Venecias u vu në lëvizje pas kërkesës së maxhorancës dhe kryetarit të Kuvendit , Gramoz Ruiçi.


Në këto takime delegacioni i Komisionit të Veneciads do të njihet më në detaje me parashikimet në projekligj.


Ndërkohë, një ditë më parë, kreu i opozitës, Lulzim Basha deklaroi se miratimi i draftit për vettingun e politikanëve është një kusht i panegociueshëm.


Ai e kushtëzoi praninë e opozitës në Parlament me votimin e draftit. Duket se PD po shkon në të njëjtënb rrugë siç veproi me ligjin për dekriminalizimin.

Axhenda

Sot
Në orën 10:30 delegacioni takim me Vasilika Hysin, Çuçin, Bushkën, Manjën dhe Hysenin
Në orën 10:35 është planifikuar takim me Taulant Ballën, kreu i Grupit Parlamentar i PS
Në orën 11:35 delegacioni takim me Edmond Spahon, kreu i Grupit Parlamentar të PD
Në orën 12:35 delegacioni takim me Petrit Vasilin, kreu Grupit Parlamentar të LSI
Në orën 14:45 takim me Presidentin Ilir Meta
Në orën 16:25 takim me ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj
Në orën 17:30 takim me kreun e Delegacionit të BE, Luigi Soreca

Nesër
Në orën 09:15 delegacioni takim me kreun e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja
Në orën 10:15 delegacioni takim me kreun e ILDKPKI, Shkëlqim Ganaj
Në orën 11:15 delegacioni takim me kreun e EURALIUS, Agnes Bernhard

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0028831958770752