INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PD kërkesë në Prokurori. Ti ndërpritet mandati 2 deputetëve  [FOTO]

PD kërkesë në Prokurori. Ti ndërpritet mandati 2 deputetëve [FOTO]

Publikuar më: 13:33 04-10-2017

37 deputetë demokratë kërkojnë verifikimin e të dhënave për dy deputetë të kuvendit, pasi dyshohet se ata kanë fshehur të dhënat e aktivitetit të tyre kriminal. Kërkesa e deputetëve të opozitës i është drejtuar prokurorisë si dhe KQZ, dhe bëhet fjalë për deputetin socialist Gjetan Gjetani dhe ai i PDIU Aqif Rakipi. Sipas deputetë demokratë 2 deputetët kanë të shkuar kriminale, dhe se veprat penale që ata kanë fshehur ju ndalojnë atyre të ushtrojnë mandatin e deputetit, referuar ligjit të Dekriminalizimit.
Kërkesa e PD:
“Nga të dhënat të bëra me dije në rrugë informate, ekziston dyshimi i arsyeshëm se subjekti, Gjetan Gjetani, ndodhet në kushtet e ndalimit për të kandiduar dhe për tu zgjedhur në një funksion të lartë publik, në kuptim të nenit 2 të ligjit nr. 138 i 2015, për shkak të rekordeve kriminale në shtetin italian. Për këtë arsye kërkojmë nga ana juaj që në zbatim të detyrimit të parashikuar nga neni 8 i këtij ligj, të bëni verifikimin e plotë të të dhënave. Kjo kërkesë e jona, bëhet në kushtet kur pavarësisht fakteve të njohura botërisht, institucioni juaj nuk ka kërkuar verifikimin e plotë të të dhënave”.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Partisë Socialiste nëpërmjet kryetarit të grupit Taulant Balla. Në një dalje për mediat kreu i grupit kuvendor tha se PS ka bërë verifikimet e saj në momentin e hartimit të listave, ndërsa i kërkon organeve përgjegjëse të bëjnë verifikimin e kërkuar.

pd_1.png

 

pd_2.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0035810470581055