INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Sot kulmon i nxehti afrikan, fundjava ndryshon...[VIDEO]

Publikuar më: 10:38 30-06-2017

Këtë të premte kulmoi moti i nxehtë. Sipas sinoptikanëve termometri kaloi dhe mbi 40gradët. Berati është qyteti që vuan më shumë vapën me origjinë nga afrika.
Po e zona të tjera janë prekur shumë nga vapa përvëluese, Elbasani deri në Memaliaj dhe nga Çorovoda në Fier. Edhe në kryeqytet në mesditë termometri shënoi 39 deri 40 gardë.
Pasditja do jetë disi më ndryshe se pritet një ulje e temperaturave dhe vranësira kalimtare në veri dhe qëndër.

Lajme të mira kemi për fundjavën, pasi të shtunën do të ketë një rënie të lehtë të temperaturave, më e ndjeshme kjo do jetë në zonat Veriore.
E në ditët e tjera maksimalia në rang territori do të luhatet mes vlerat 34 - 35 gradë C.
Pra 10 ditët e para të korrikut do të jenë me mot pak më të freskët se ditët që po lemë pas.

Article Logic
Execution time: 0.003464937210083