INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sot dita më e nxehtë e javës! Njihuni me masat që të ''mos goditeni'' nga dielli

Sot dita më e nxehtë e javës! Njihuni me masat që të ''mos goditeni'' nga dielli

Publikuar më: 10:02 27-06-2019

I nxehti afrikan ka pushtuar vendin tonë. Sot do të shënohet dhe dita më e nxehtë e javës, ku temperaturat do të kulmojnë deri 40 gradë. 

Sipas sinoptikanëve moti do të jetë i kthjellët dhe vranësira të pakta në zonat malore. Ndërsa era do të jetë me drejtim Verilindje me shpejtësi 10-15 m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 4 me lartësi vale 0,5–1,5 metër në det të hapur.

Temperaturat do të jenë më të larta se një ditë më parë:

Temperaturat min dhe max:
-Zonat malore 19/33°C
-Zonat e ulëta 23/40°C
-Zonat bregdetare 23/36°C

Në këto kushtet këshillohet që të bëni kujdes. Të mos qarkulloni në orët e mesditës pasi mund të goditeni nga dielli. E bëhet fjalë kryesisht për fëmijët dhe të sëmurët kronikë. Konsumoni sa më shumë ushqime të freskëta dhe ujë.

Article Logic
Execution time: 0.0034890174865723