INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sot ceremonia e Trump; Presidenti i zgjedhur: Ju premtoj ndryshimin

Sot ceremonia e Trump; Presidenti i zgjedhur: Ju premtoj ndryshimin

Publikuar më: 09:58 20-01-2017

Fituesi i zgjedhjeve presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump pas betimit që do të japë sot do të filloj me detyrën e presidentit si presidenti i 45-të i SHBA-ve. Qindra mijëra njerëz sot tubohen në Uashington për ta festuar inaugurimin e presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump. Por, ka edhe të atillë që tubohet për të protestuar.

Pasi mbrëmë arriti në Uashington në një aeroplan ushtarak, zoti Trump dhe personalitetet e tjera morën pjesë në ceremoninë e vendosjes së kurorës së luleve në Varrezat Kombëtare në Arlington, përgjatë lumit Potomak, ku janë të varrosur shumica e shtetasve amerikanë të vrarë në luftëra.

Duke folur para mijëra mbështetësve, pas një koncerti në Memorialin Lincoln, zoti Trump ka shprehur përkushtim për të sjellur “ndryshim real” në Uashington dhe për ta unifikuar vendin thellësisht të ndarë.

“Ne do ta bashkojmë vendin”, tha Trump dhe ka shtuar se “ne do të bëjmë gjëra që nuk janë bërë në vendin tonë për shumë dekada, ju premtoj”, tha Donald Trump.

Article Logic
Execution time: 0.0037758350372314