INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sot afati i fundit/ LSI depoziton në KQZ kërkesën për regjistrim në zgjedhjet e 13 tetorit

Sot afati i fundit/ LSI depoziton në KQZ kërkesën për regjistrim në zgjedhjet e 13 tetorit

Publikuar më: 12:00 05-08-2019

Teksa dita e sotme shënoi afatin e fundit për tu regjistruar në KQZ për zgjedhjet e 13 tetorit LSI ka depozituar këtë të hënë kërkesën për regjistrim.

Pas depozitimit të kërkesës në KQZ për t'u regjistruar në zgjedhjet e 13 tetorit , ish deputeti LSI-së Endrit Braimllari deklaroi se kërkesa është në zbatim të dekretit të presidentit.

Ai akuzoi anëtarët e KQZ duke i quajtur kamikazë të Rilindjes dhe duke i paralajmëruar se do të mbajnë përgjegjësi penale.

"Kemi dërguar sot kërkesën për regjistrim të Lëvizjes Socialiste për Integrim në zgjedhjet e 13 Tetorit, tanimë me dekret të Presidentit të Republikës. Kjo kërkesë vjen pas kërkesës së bërë nga disa parti opozitare KQZ-së që të fillojë me procedurat megjithëse kamikazë të katër përfaqësuesve të KQZ-së vendosën që të mos merrnin pjesë në mbledhje.Kush nga kamikazët e rilindjes në KQZ nuk respekton dekretin e Presidentit, nuk respekton Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Shqipërisë do të mbajë përgjegjësitë e veta penale. Mesa duket këto i kanë marrë parasysh të bëhen kamikaz të Edi Ramës dhe të rilindjes dhe t’i mbajnë vetë përgjegjësitë që do të kenë në të ardhmen”

Pyetjes nëse ka përcarje meqënëse Partia Demokratike ende nuk është regjistruar, Braimllari u përgjigj:

“Unë kam ardhur në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim për të regjistruar kërkesën për regjistrim të LSI-së. Ajo ç”ka është e rëndësishme është që data 13 tetor është ditë zgjedhjesh e ligjshme në vend për zgjedhjet për pushtetin lokal dhe është e respektueshme nga të gjithë” u shpreh ish deputeti LSI-së.

 Partia Demokratike ende nuk ka marrë një vendim zyrtar. Ndërsa pritet që të regjistrohen në KQZ edhe dy partite e tjera opozitare PR dhe PAA.

Kryetari Lulzim Basha tha se është e drejta e çdo partie për t’u regjistruar ose jo në zgjedhjet e 13 tetorit, ndërkohë që ai vetë nuk tërhiqet nga kërkesa për largimin e Edi Ramës nga posti i kryeministrit, për të negociuar më pas hyrjen në zgjedhje.

Article Logic
Execution time: 0.0041811466217041