INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Mbyllet qetësisht protesta e opozitës/ Ja fjala e fundit e Lulzim Bashës para flamurit...

Mbyllet qetësisht protesta e opozitës/ Ja fjala e fundit e Lulzim Bashës para flamurit...

Publikuar më: 21:19 08-07-2019

Mbyllet pas më shumë se dy orë protesat e opozitës. Fjalën e fundit nga selia blu e mbajti, Kreu i PD-së Lulzim Basha që tha se Edi Rama e ka marrë vulën e largimit, e ka marrë dermën nga shumica absolute e shqiptarëve.

Ai falënderoi protestuesit, ndërsa sqaroi se qeveria e ka dëgjuar klithmën e opozitarëve për ndryshim.

“Falë kurajës suaj, këmbënguljes suaj, betejës suaj të nisur e të vazhduar pa ndalim, në diell e në shi, ditën dhe natën dhe kur gazi lotsjellës mbushte mushkëritë tuaj dhe shtëpitë e Shkodrës, Elbasanit, Fierit, Tiranës, Kurbinit, falë sakrificës suaj sot shumica absolute e shqiptarëve ka përqafuar thirrjen tuaj Rama ik, e kanë refuzuar në mënyrën më bindëse, më masive, më qytetare edhe ditën më të zezë të qyqarit hajdut, kur nisi të vjedhë votat e tij. Edi Rama e ka marrë vulën e largimit, e ka marrë dermën nga shumica absolute e shqiptarëve. Edhe njëherë dua t’ju falënderoj gjithsecilit prej jush, njerëz të
sakrificës, të betejës, që së bashku e vazhduam dhe vazhdojmë këtë betejë, por sot të bindur se jemi në krye të një shumice absolute të votës më të pastër të 30 qershorit, të 85% të shqiptarëve që folën me heshtje, me tallje, me brohorima, Rama ik. Aksionerë kryesorë janë qindra mijëra qytetarë që i dhanë betejë regjimit kriminal. Duhet ta dinë mirë sot dhe në ditët në vijim. PD, opozita e bashkuar e kanë dëgjuar klithmën tuaj për ndryshim. Ndryshimi qëllimi ynë kryesor. Javët, ditët e javëve në vijim do të jenë ditë dhe javë aksioni të ngjeshur politik për ti dhënë forcë dhe besueshmëri ndryshimit të vërtetë për çdo shqiptar. Nuk mund të jetë çështje fjalës por veprash dhe garancish," tha mes të tjerash Basha.

Basha në fund paralajmëroi se ditët dhe javët në vazhdim do të jenë të ngjeshura me aksion politik dhe u zotua para flamurit Kuq e Zi dhe Zotit.

Article Logic
Execution time: 0.00319504737854