INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sa birrë konsumojnë shqiptarët dhe kush janë “pijanecët” më të mëdhenj në Evropë?

Sa birrë konsumojnë shqiptarët dhe kush janë “pijanecët” më të mëdhenj në Evropë?

Publikuar më: 11:07 05-08-2019

Ndonëse birra në stinën e verës duket se është zgjidhja më e mirë për t’u freskuar duket se shqiptarët i mbeten besnik pijes së tyre . Konsumi i birrës për frymë në Shqipëri është më pak se gjysma e mesatares europiane dhe ndër të fundit në Europë.

Të dhënat e Doganave për importin dhe Ministrisë së Financave për prodhimin vendas, tregojnë se në vitin 2018, në Shqipëri u konsumuan 85 milionë litra birrë, me një rritje prej 2% në raport me vitin e mëparshëm. Sipas të dhënave nga Shoqata Europiane e Birrës “The Brewers of Europe”.

Konsumatorët më të mëdhenj të birrës në Europë, por edhe në botë, janë çekët me 138 litra për frymë në vit. Në vend të dytë janë austriakët, me 102 litra për frymë, të ndjekur nga gjermanët me 101 litra për frymë dhe polakët me 97 litra.

Rumunët dhe kroatët konsumojnë përkatësisht 82 dhe 79 litra birrë për frymë në vit.

Ndërsa vendet fqinje nuk shquhen për përdorues të birrës. Në Greqi, konsumi për frymë është 35 litra për frymë dhe në Itali, 32 litra, pothuajse në të njëjtat nivele si në Shqipëri. Në Serbi konsumi është 60 litra për frymë në vit, në Maqedoni 40 litra. Vendi me konsumin më të ulët për frymë në Europë, rezulton Turqia me 11 litra për frymë në vit.

Article Logic
Execution time: 0.0034639835357666