INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Soreca tha se çështja është politizuar, replikon regjizori: Për mbrojtjen e Teatrit do të vijnë artistë nga e gjithë bota

Soreca tha se çështja është politizuar, replikon regjizori: Për mbrojtjen e Teatrit do të vijnë artistë nga e gjithë bota

Publikuar më: 16:15 29-07-2019

Ambasadori i BE, Luigi Soreca deklaroi paradite se çështja e Teatrit Kombëtar është politizuar dhe delikate. Ai e vuri rëndësinë tek procesi i konkurueshmërisë dhe transparencës me procesin e përzgjedhjes së projektit të ri.

Në takimin ku ishin të pranishëm dhe gazetarët, regjisori Robert Budina replikoi me ambasdorin, duke i thënë se çështja nuk është politizuar. “Nuk jam dakord me ju. Nuk është e politizuar situata. E dyta, qeveria duhet të respektojë artistët, të presë. E treta, të mos i sulmojë brenda Teatrit Kombëtar. E katërta, me ju kemi kërkuar një takim dhe duhet të takohemi sepse situata është shumë kritike.E pesta, minimumi që mund të bëjë qeveria, përpara se të fillojë tenderin, i cili është i paligjshëm, duhet të presë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, sepse kemi gjysmën e popullit që nuk është i përfaqësuar”, tha Budina.

Për të sjellë zërat kundër prishjes së teatrit, regjisori Budina shtoi se në mbështetje të kauzës së aktorëve shqiptarë do të vijnë artistë nga e gjithë bota, mes tyre dhe italainë. “E gjashta, ne kemi filluar aktivitetin në Teatrin Kombëtar, po bëjmë rikonjicionin, informacionet e qeverisë nuk janë të sakta. Teatri nuk rrezikon dhe ne kemi hapur festivalin për mbrojtjen e Teatrit ku do të vijnë artistë nga e gjithë bota, përfshirë edhe z.Placido që na mbështet. Ne do t’i zgjidhim me maturi, ashtu si 1 vit e gjysëm ne kemi bërë vetëm protestë paqësore dhe jemi investuar tre orë në ditë për të fituar demokracinë në Shqipëri, të cilën do ta realizojmë”, replikoi Budina me Sorecën.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0037140846252441