INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/Nina: “Gajdexhiu”, risjell këngën popullore me version të ri [VIDEO]

KafeIN/Nina: “Gajdexhiu”, risjell këngën popullore me version të ri [VIDEO]

Publikuar më: 15:55 29-07-2019

Ajo është këngëtare e re, sapo ka përfunduar shkollën e mesme artistike “Jordan Misja” në Tiranë.
E ftuar në emisionin “KafeIN” gjatë një interviste me moderatorin Flavio Qarri,  Irena ose Nina siç njihet me emrin e artit tha se inspiron të vazhdojë rrugën e muzikës, të ndjekë ëndërrën e saj dhe ta realizojë.
Aktualisht në tregun muzikor ajo do të promovojë këngën “Gajdexhiu”, të risjellë në një formë tjetër.
Nina tha se dëshiron të ndjekë studimet e larta në Akademinë  e Arteve, për Pedagogji.
“Më pëlqen të ndjek studimet në këtë degë.  Në youtube më gjeni me emrin tim Irena. Tani me rritjen time preferoj të njihem me emrin “Nina”. Familja ime më ka ndihmuar dhe mbështetur shumë”, tha këngëtarja e re.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0034580230712891