INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
KafeIN/”Lufta” e biçikletave, Egzon Avdiaj: Të respektohen korsitë e dedikuara [VIDEO]

KafeIN/”Lufta” e biçikletave, Egzon Avdiaj: Të respektohen korsitë e dedikuara [VIDEO]

Publikuar më: 15:51 29-07-2019

Ai është 23 vjeç dhe e ka passion biçikletën. Por Egzon Avdiaj ka nisur “luftën” e tij për çlirimin e korsive të dedikuara për biçikletat.
I ftuar në emisionin “KafeIN”, gjatë një interviste me moderatorin Flavio Qarri, Egzoni tha se këto korsi zaptohen nga motoçikletat, nënat me karrocat e fëmijëve.
“Unë kam bërë foto dhe video për denoncimin e zaptimit të korsive të dedikuar për biçikletat, po ashtu dhe policia ka vendosur gjobat për shkelësit e korsive të dedikuara për ne”, tha Egzoni.
Ai u shpreh i pakënaqur për këmbësorët së pari, më pas ata që shëtisin qentë.
“Këtë situatë e kanë vërejtur dhe turistët që duan të vizitojnë Tiranën duke përdorur dhe biçikletën. Korsi për biçikletat duhet të ketë dhe jashtë Tirane”, tha Egzoni.
Ndiqni intervistën e plotë në videon më poshtë

Article Logic
Execution time: 0.0037479400634766