INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zjarr i madh në Roskovec/ Flakët po përpijnë serat, rrezikohen dhe disa banesa

Zjarr i madh në Roskovec/ Flakët po përpijnë serat, rrezikohen dhe disa banesa

Publikuar më: 15:30 29-07-2019

Një zjarr i madh ka rënë në zonën e quajtur Këneta e Zezë në Strum të Bashkisë Roskovec mesditën e sotme.

Burime për mediat bëjnë me dije se flakët kanë përfshirë rreth 2 kilometra hapësirë tokësore.

Ndërkohë që mësohet se flakët janë duke rrezikuar disa sera apo dhe banesa rreth hapësirës së flakëve.

Forcat  zjarrfikëse dhe policia në vendngjarje për të neutralizuar flakët ku për shkak të erës përhapen në këtë territor.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, i cili është i dyti brenda pak kohësh në Bashkinë e Fierit, pas zjarrit që përfshiu një ditë më parë zonën e Ruzhdies në Patos.

Article Logic
Execution time: 0.0037028789520264