INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sony Music thyen heshtjen: Kesha, nuk të ndihmojmë dot!

Sony Music thyen heshtjen: Kesha, nuk të ndihmojmë dot!

Publikuar më: 12:00 26-02-2016

Pas shumë e shumë deklarateve rreth çështjes së Keshas kundër Dr. Luke, kanë reaguar për herë të parë edhe vetë Sony Music.

Ka qenë avokati i kompanisë, Scott A. Edelman, ai i cili ka treguar për The New York Times se janë përpjekur në çdo mënyrë të mbështesin Kesha-n si në karrierën e saj ashtu edhe nga ana emocionale, duke i dhënë asaj të drejtën të regjistrojë muzikë pa pasur asnjë kontakt me Dr. Luke. Por pavarësisht këtij fakti, përfaqësuesi i Sony-t ka sqaruar se nuk është në kopetemncat e tyre të ndërpresin kontratën e Kesha-s, ashtu siç dëshiron këngëtarja. Kjo për shkak se në vitin 2005 kontrata është nënshkruar mes Kesha-s dhe shtëpisë diskografike "Kasz Money" të Dr. Luke, i cili më vonë në vitin 2009 vendosi të bashkëpunonte me një nga distributorët e Sony Music. Me pak fjalë fati i këngëtares 28-vjeçare mbetet në duart e Dr. Luke!

 

Article Logic
Execution time: 0.0039041042327881