INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kylie tregon të vërtetën për ndërhyrjet në hundë dhe gjoks

Kylie tregon të vërtetën për ndërhyrjet në hundë dhe gjoks

Publikuar më: 12:42 26-02-2016

Mund të mos duket si një 18-vjeçare e zakonshme, e megjithatë kur e zhvesh Kylie Jenner nga fama dhe pasuria e familjes së saj, ajo çfarë ngelet është thjesht një adoleshente.

Dhe me adoleshencën vijnë shumë rregulla dhe parime, si përshembull jo operacione plastike. Këto të fundit Kylie i ka mohuar me këmbëngulje t'i ketë bërë. Gjatë intervistës së saj për Wonderland Magazine, 18-vjeçarja tha se edhe nëse ajo do të dëshironte të kryente ndërhyrje, do të ishte mamaja e saj Kris që nuk do e lejonte në asnjë mënyrë. Kylie ka rrëfyer se kur ajo pranoi para pak kohësh që kishte fryrë buzët, njerëzit filluan të hamendesonin se kishte bërë edhe shumë ndërhyrje të tjera, dy ndër të cilat në hundë dhe në gjoks. Megjthatë Jenner ka thënë se kjo nuk do të ndodhte kurrë me një mama si Kris...të paktën sa është ende adoleshente. Hmm fjalë të ndjera, ndonëse të vështira për tu besuar duke parë ndryshimin drastik të bukuroshes. Për të mirën e saj, shpresojmë të jenë të vërteta! 

Article Logic
Execution time: 0.0036909580230713