INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Madonna poshtëron instruktoren e saj gjatë koncertit në Manila

Madonna poshtëron instruktoren e saj gjatë koncertit në Manila

Publikuar më: 11:46 26-02-2016

Kur vjen puna për tu treguar e sinqertë me fansat e saj, Madonna nuk e ka aspak problem të tregojë detaje nga jeta e saj intime.

Këngëtarja e cila vazhdon koncertet e saj nëpër botë në kuadër të tour-it "Rebel Heart", ka habitur të pranishmit në Manila teksa u ka treguar atyre se dikur kishte pasur një trajnere personale filipineze, të cilën iu desh ta pushonte nga puna për shkak se shkoi në shtrat me të dashurin e saj. Madonna madje ka zbuluar edhe emrin e vajzës, Nicole Winhoffer, ndërkohë që i dashuri i atëhershëm mendohet të ketë qenë balerini tashmë 30-vjeçar, Brahim Zaibat. Madonna ka pranuar se trajneria në fjalë ishte e bukur dhe e talentuar, ndaj edhe i erdhi keq kur e pushoi nga puna. "Desha thjesht të ndaja këtë histori me ju" kanë qenë fjalët me të cilat Madonna ka mbyllur historinë e saj, disi të sikletshme dhe aspak të nevojshme në një koncert! 

Article Logic
Execution time: 0.0036389827728271