INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Situata politike në vend, Palmer: Problemet nuk duhet t’i zgjidhin ndërkombëtarët, por...

Situata politike në vend, Palmer: Problemet nuk duhet t’i zgjidhin ndërkombëtarët, por...

Publikuar më: 19:21 28-06-2019

Zëvendësndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Matthew Palmer, në një intervistë për “Zërin e Amerikës” u shpreh se për situatën politike në vend duhet të mbajnë përgjegjësi të gjithë politikanët.

Sipas Palmer problemet e brendshme të Shqipërisë duhet të zgjidhen nga vetë institucionet tona, ndërsa theksoi se nuk duhet ta presin zgjidhjen nga ndërkombëtarët.

Ka përgjegjësi të shumta, për të gjithë politikanët që të pranojnë pjesën e tyre. Por ajo për të cilën jemi të interesuar ne, është rruga drejt të ardhmes së Shqipërisë. Mosmarrëveshjet politike duhet të zgjidhen jo nga aktorët ndërkombëtarë, apo nga forca të jashtme që shkojnë atje për të zgjidhur mosmarrëveshjet apo luajtur rolin e arbitrit. Ato duhet të zgjidhen nga institucionet e Shqipërisë.

Zëvendësndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Matthew Palmer tha se pengimi i zgjedhjeve mund të përbëjë bazë për t'u përjashtuar nga marrëdhëniet me SHBA.

Palmer gjithashtu bën thirrje për shmangien e dhunës më 30 qershor, duke shtuar se udhëheqësit e partive do të mbahen përgjegjës për dhunën e përkrahësve të tyre.

Ai gjithashtu ju bwn thirrje tw zgjedhurve vendorw se në datën 1 korrik duhet të marrin detyrën.

‘’Është një situatë më pak se ideale, që zgjedhjet vendore të zhvillohen pa pjesmarrjen e opozitës, por kjo nuk do të thotë që zgjedhet në vetvete nuk janë të vlefshme. Njerëzit do të kenë mundësi të dalin për të votuar, për të shprehur mendimin e tyre, askush nuk duhet t’i pengojë për këtë. Njerëzit që duan të marrin pjesë, që duan të votojnë, duhet të jenë të lirë ta bëjnë këtë. Të zgjedhurit duhet të lejohen të fillojnë detyrën dhe të qeverisin. Ne do të kemi njerëzit tanë në terren, në kuadër të misionit vëzhgues të ODIHR-it, por edhe në mënyrë të pavarur, me ekipe vëzhguesish të ambasadës, për të parë se si do të shkojnë gjerat. Ne shpresojmë që më 30 qershor gjithçka të jetë sa më qetë e paqësore’’, u shpreh Palmer.

Article Logic
Execution time: 0.0032970905303955