INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
INCIDENT NË SHKODËR/ Thyhet KZAZ, merren materialet zgjedhore, përplasje mes policisë dhe...

INCIDENT NË SHKODËR/ Thyhet KZAZ, merren materialet zgjedhore, përplasje mes policisë dhe...

Publikuar më: 17:49 28-06-2019

Një tjetër incident është shënuar në Shkodër. Persona të paidentifikuar kanë thyer derën e pallatit të Sportit në Shkodër, ku është vendosur KZAZ nr.2 dhe kanë marrë materialet zgjedhore.
Sipas të dhënave të para autorët janë larguar me tre makina. Ata janë përplasur me policinë bashkiake dhe policinë e Shtetit.

Nga dëshmitë e efektivëve të policisë, mësohet se personat në fjalë kanë shtyrë policët dhe kanë shpërthyer derën me mjete të forta. Pasi kanë marrë materialet zgjedhore janë larguar me shpejtësi.

Ky incident vjen një ditë pas dhunës e përleshjeve në KZAZ nr.6 në Bushat, të vendosur në shkollën “Ndre Mjeda”.
Mbrëmjen e 27 qershorit, persona që sipas policisë janë mbështetës të opozitës sulmuan me molotov e sende të forta KZAZ duke plagosur edhe 3 policë. Pas ngjarjeve, policia ka arrestuar 15 persona, mes tyre vëllai i kreut të bashkisë së Vaut të Dejës dhe nënkryetari i bashkisë. Ndërkohë kryeministri Edi Rama ka shkarkuar kreun e Bashkisë Zef Hila.

Article Logic
Execution time: 0.0035178661346436