INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Sistemi i drejtësisë në vendin tonë më shumë fal se burgos[VIDEO]

Publikuar më: 10:39 06-11-2018

Në vendin tonë nga të denoncuarit vetëm 1 e 3-ta janë dënuar nga drejtësia. E duket qartë që sistemi ynë i drejtësisë është ose shumë tolerant ose siç përflitet në popullatë i korruptuar. Sistem ynë i drejtësisë duket se ka rënë dukshëm vitet e fundit në këtë drejtim. Nëse vërehet norma e fajësisë tek personat e dyshuar bie në sy se ajo ka pësuar rënie drastike më 2017 dhe rezulton të jetë më e ulta të paktën, që nga viti 2013.

Në vitin 2017 vetëm 30.2% e personave të dyshuar u shpallën fajtorë, ndërsa 70% e tyre dolën të pafajshëm nga gjykatat.
Sipas INSTAT norma e fajësisë tek personat e dyshuar ka qenë më e lartë në vitet e kaluara, duke arritur deri në 46% në vitin 2014, për të zbritur nga viti në vit për të arritur në 30.2% më 2017. Kurse në vitin 2016 rezultojnë si të dënuar 40.2 % personave të dyshuar në kryerjen e një vepre penale.
Këtu bëhet fjalë për Gjykatat e shkallës së parë. Ndërsa në 2017 numërohen 5.418 të burgosur, 8.9 % më pak krahasuar me 2016.

Article Logic
Execution time: 0.0030369758605957