INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Siria, IS i reziston 'betejës përfundimtare'

Siria, IS i reziston 'betejës përfundimtare'

Publikuar më: 11:26 10-02-2019

Forcat Demokratike të Sirisë (SDF), të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara, u ndeshën me kundërshtim të fortë pasi filluan sulmin e tyre të fundit në territorin e mbajtur nga shteti Islamik (IS). “Xhihadistët që mbrojnë fortesën e tyre të fundit në Sirinë lindore janë "më me përvojë", ka thënë zëdhënësi i SDF, Mustafa Bali.

Ai i tha agjencisë së lajmeve AP se, "Beteja është shumë e ashpër, ata që mbesin brenda janë më me përvojë që po mbrojnë kështjellën e tyre të fundit". Trupat e SDF, të udhëhequra nga luftëtarët kurdë, kanë qëndruar aty për 10 ditët e fundit. Ishte planifikuar që të shtunën të ishte sulmi përfundimtar në dy fshatrat e mbetura "për të shtypur IS". "Forcat tona kanë filluar betejën përfundimtare për të eleminuar mbetjet e fundit të organizatës terroriste ISIS", ka thënë ai por afati do të zgjas pasi ata nuk dorëzohen.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037839412689209