INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Sigurimet shoqërore. Ja cilat kategori paguajnë apo jo ato…[VIDEO]

Sigurimet shoqërore. Ja cilat kategori paguajnë apo jo ato…[VIDEO]

Publikuar më: 10:53 07-06-2017

Pagesat Sigurimeve Shoqërore edhe pse kanë shënuar një rritje me 10 për qind vitin e kaluar, në disa sektorë ato janë tkurrur. E bëhet fjlaë për të ardhurat nga sektori bujqësor të cilat kanë pësuar rënie. Ndërsa vërehet rritje në sektorin privat, pra me pak fjalë biznesi është ndërgjegjësuar dhe s’po punëson më në të zezë.
Bizneset në 2016 paguan kontribute 11 për qind më shumë se më 2015, ndërsa sektori bujqësor gati 2% më pak se në vitin 2015.
Një shkak i kësaj situatë sipas ekspertëve mund të jetë reforma e re e pensioneve, e cila hyri në fuqi në vitin 2015 ka ndalur pagesat e kontributeve nga sektori bujqësor, pasi reforma i detyron të vetëpunësuarit në bujqësi të paguajnë kontribute dy herë më të larta se më parë.
Sipas ligjit që tashme është në fuqi, çdo individ pavarësisht nga historiku i vjetërsisë në punë, në marrëdhënie me shtetin, me ish-kooperativat apo me kontribute të derdhura nga viti 1994 dhe në vazhdim, do të ketë të drejtë të marrë një pension që varet nga shuma e pensionit social, shuma e kontributeve të paguara dhe gjatësia e periudhës së sigurimit.
Gjithashtu politikat e ndjekura deri më 2015 kishin mbajtur kontributet shumë të ulëta për bujqësinë, ndërkohë që masa e pensionit është rritur shumë më tepër në fshat sesa masa e pensionit të qytetit.

Article Logic
Execution time: 0.003709077835083