INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Cilësia e ujërave në plazhe. Vetëm në 3 pika situata problematike

Cilësia e ujërave në plazhe. Vetëm në 3 pika situata problematike

Publikuar më: 12:14 07-06-2017

Agjencia Kombëtare e Mjedisit prezantoi sot rezultatet e monitorimit të cilësisë së ujërave të plazheve në Shqipëri. Sipas kësaj agjencie nga 102 pika monitorimi në 20 plazhe të vendit,vetëm në 3 pika situata është problematike, sidomos cilësia e vijës bregdetare. Në 99 pika monitorimi cilësia e ujërave larës ka dalë shumë e mirë. Plazhi i Durrësit është monitoruar në 21 pika dhe 2 pika ka përkeqësim nga viti 2016. Për herë të parë është përfshirë në monitorim dhe plazhi i Palasës.
Plazhet ku situata është problematike
Plazhi pas kanalit në Plepa
Plazhi Zhiron tek Vollga
Plazhi tek shkolla e Marinës
Problem mbetet dhe plazhi në kanalin e Çukës.
Plazhet ku cilësia e ujit është shumë e mirë
-Plazhi i Divjakës
Monitoruar në 3 pika. Cilësi shumë e mirë
-Plazhi i Velipojës
Monitoruar në 7 pika. Cilësi shumë e mirë
-Plazhi i Shëngjinit
Plazhi Spille,
Plazhi Orikum,
Plazhi Zvernec,
Plazhi Gjiri i Lalzit,
Plazhi i Golemit
Plazhi i Qerretit
Plazhi i Ksamilit
Plazhi i Semanit
Plazhi i Dhërmiut
Plazhi Qeparo
Plazhi Himarë
Plazhi Borsh
Problematike në pikat e monitorimit është vërejtur cilësia e rërës si dhe mungesa e koshave të plehrave dhe tabelave informuese për cilësinë e plazhit

Article Logic
Execution time: 0.0037260055541992